Google ADS

Meta: E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme

11:52 | 30 Nëntor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet për anëtarët e familjes Lala që humbën jetën si pasojë e tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Meta ka thënë se është e pamundur të gjenden fjalë për të ngushëlluar këtë familje.

“Detyrimi ynë për t’u qëndruar pranë gjithmonë”, ka shkruar Meta.

Postimi i tij i plotë:

E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar Familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme.
Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të pangushëllueshme.
Detyrimi ynë për t’u qëndruar pranë gjithmonë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme