Me ritmet e këngës tropojane, presidenti Ilir Meta ka përshëndetur mëngjesin e sotëm të gjithë ndjekësit e tij në Facebook duke u uruar dhe një fundjavë të mbarë.
‘Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi’.
Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta:
E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë.
Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital ‘Me vallet më të bukura të Tropojës’ të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.
Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.
Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.
1000 vjet valle TROPOJE!
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...