“Meta do jetë presidenti i parë që do provojë shkarkimin”

20:28 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Nga Cakrani, Gramoz Ruçi i është përgjigjur ashpër Ilir Metës, madje duke e paralajmëruar se dhe mund të shkarkohet si President i Republikës.

Duke i kujtuar karrierën e tij politike në Partinë Socialiste, Ruçi akuzon Metën se erdhi në Fier për të bërë pis zgjedhjet.

“Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, qe nuk do të dekretoj as qeverinë, janë të kota. Nëse ka këto mend të mos e bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkojë me këto mend e do shkelë kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruçi”, u shpreh kryetari i grupit të Partisë Socialiste. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme