Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shkruar në rrjetin social, Facebook se është kurdoherë i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet, në mënyrë që reforma në drejtësi të fitojë ‘shpejtësinë e humbur’.
Meta bën thirrje për implementimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, të cilat në lidhje me emërimet për Gjykatën Kushtetuese, i dhanë të drejtë Presidentit.
“I vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe njëkohësisht të rifitojë besimin e qytetarëve.
Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.”-shkruan Meta.
Kujtojmë se ditën e djeshme, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, i kërkoi qeverisë dhe Presidencës që të gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë që emrat e rinj për në Gjykatën Kushtetuese të bëjnë të mundur funksionimin e saj brenda vitit. Ndërkohë kujtojmë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED, institucioni që sjell listat e kandidatëve) po funksionon përmes zvkryetares (Vitore Tusha), në kushtet kur Ardian Dvorani u largua automatikisht nga drejtimi i organit, për shkak të përfundimit të mandatit në Gjykatën e Lartë (vendim i marrë ky nga Këshilli i Lartë Gjyqësor).
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...