Ilir Meta ka çmuar ish-presidentin Bujar Nishani me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”, më e larta në rang vendi, pak ditë pas vdekjes së parakohshme të Nishanit.
Presidenti shqiptar ka motivuar vendimin “në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare. Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”.
Ish-presidenti Nishani ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare në një spital gjerman, pas një beteje disa mujore me Covid-19.
Ai u zgjodh në drejtimin e shtetit në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë detyrë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.
Nishani ishte anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ka shërbyer si deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005 deri në vitin 2009. Ai ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm dhe atë të ministrit të Drejtësisë. /A2
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...