Presidenti i Republikës së Shqiperisë, Ilir Meta, ka ndarë dekoratë për tre familje kosovare, bijtë e të cilave kanë rënë dëshmorë në luftën e vitit 1998/1999 në Kosovë.
Ceremonia e nderimit u bë para shumë anëtarëve të këtyre tre familjeve pejane në pallatin presidencial në Tiranë.
Medaljet presidenciale u ndanë për familjen Bojku, Gjikolli e Kelmendi që të tria nga qyteti i Pejës.
Në emër të familjes Bojku dhe në nderim të dëshmorit Shpetim Bojku i cili ra heroikisht në betejën e Koshares, dekoratën e ka pranuar babai i tij Idriz Bojku.
Për Ahmet Gjikollin e rënë në betejën e Çabratit në mbrojtje të Gjakovës, dekoratën e pranoi vëllai Agon Gjikolli sikur edhe për Jusuf Kelmendin e rënë në betejën heroike të Shaptejit, dekoratën e ka pranuar vëllai i dëshmorit Artan Kelmendi.
Dhënia e këtyre dekoratave nga Presidenti i Republikës Ilir Meta vjen pak ditë para dorëzimit të detyrës si kryetar shteti që do të jetë më 24 korrik, derisa para kësaj do të zhvilloj edhe vizitën e fundit zyrtare në Republikën e Kosovës, gjatë javës së ardhshme.
Festë e madhe me flamur kuqezi në dhomat e zhveshjes së Lill...
Rama ndan fotot nga vizita e Von der Leyen në Tiranë: Nga Sh...
Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeeras në Gazë se janë mil...
Veliaj falënderon Ursula von der Leyen për fjalët e mira për...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
“Partizani”, Berisha në gjyq/ GJKKO vendos nëse dosja ndaj i...