Në studion e Çim Peka Live, ku i ftuar ishte presidenti Ilir Meta dhe analistët Ylli Rakipi dhe Andi Bejtja, tonet u ngritën për disa momente.
Rakipi tha se presidenti ishte në krye të një regjimi.
‘Unë jam në krye të një shteti, në mbrojtje të Kushtetutës,’ tha Meta.
‘Nuk pyet ai për Kushtetutë’, iu përgjigjën analistët.
‘Presidenti është në krye të detyrës. Presidenti nuk po u ikën përgjegjësive të tij,’ deklaroi Meta.
‘Demokraci daneze, zgjedhje daneze mos prit në një vend që ka qenë Koreja e Europës. Duhet të luftosh çdo ditë. Mos e lësho parlamentin, mos i lësho pozicionet.
Kam shumë besim që populli shqiptar do jetë në krah të presidentit,’ tha Meta.
‘Presidenca nuk është Bashkia e Kavajës dhe as Bashkia e Devollit që merret me kaçavida,’ tha Meta, ndërkohë që kritikat shkuan edhe për opozitën.
‘Edhe ti e ke nxitur opozitën të lërë mandatet,’ i tha Meta, Rakipit.
‘E kam nxitur, por jo të zbythet,’ tha Rakipi.
Ilir Meta: Presidenti nuk u ikën përgjegjësive. Të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe populli ynë të ndërgjegjësohet më shumë.
Ylli Rakipi: Nuk jemi të iki presidenti dhe të marri edhe Ramën me vete. Unë i këtij mendimi kam qenë, por nuk jam më. Gjithë loja e opozitës ishte një teatër, ishte një film. Erdhi vera dhe do zhvishej me rroba banjoje.
Ilir Meta: Ju thatë që keni qenë me këtë mendim.
Ylli Rakipi: Po isha dhe jam, por ky mendim duhet të vazhdonte. Jo të hante një pëllëmbë dhe të zbythej. Nuk duhet të stepej dhe të lejonte të shumëfishohej ndikimi.
Ilir Meta: Presidenti nuk ishte që opozita të largohej. Ajo mund të luftonte edhe në parlament edhe jashtë saj. Presidenti po qëndron në institucion. Po lufton dhe nuk e lëshon atë institucion dhe kur ta shikojë situatën më të vështirë ka punë me popullin shqiptar dhe kam besim që populli do t’i përgjigjet presidentit të vet.
Sepse Presidenca nuk është bashkia e Kavajës dhe Devollit që hyhet me kaçavidë.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit