Meta darkë me anëtarët e Fondit Shqiptaro-Amerikan

23:15 | 10 Tetor 2017
M. A.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një darkë miqësore me anëtarët e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Në një njoftim për mediat nga Presidenca, thuhet se gjatë darkës është diskutuar për rëndësinë e Fondit për Shqipërinë dhe potencialet që ta vendi ynë për tu bërë një faktor i rëndësishëm në rajon, por edhe më tutje.

“Sot pata kënaqësinë të takoja në një darkë miqësore anëtarët e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Michaeli dhe kolegët e tij prej vitesh kanë kontribuar në projekte zhvillimore ekonomike dhe sociale për vendin, të cilat janë kthyer në histori suksesi dhe burim inspirimi.

Diskutuam dhe shkëmbyem ide rreth sfidave dhe potencialeve që ka Shqipëria për të qenë një faktor i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë.

Fondi do të ketë mbështetje maksimale të Presidentit të Republikës për të avancuar me një axhendë të larmishme të projekteve zhvillimore, sidomos në fushën e edukimit, me fokus kryesor investimin tek rinia shqiptare si garancia e vetme për një shoqëri me prosperitet, me mirëqënie dhe të ardhme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme