Ilir Meta shpjegoi arsyet pse nuk i dha ministrit të Jashtëm autorizimin për plotfuqinë për të negociuar me Greqinë.
Në letrën që Presidenti i ka dërguar Ditmir Bushatit kërkohet që të saktësohet objekti i qartë për autorizimin e plotfuqisë si dhe të plotësohen emrat, funksionet dhe profesionet e atyre që do të jetë pjesë e grupit negociator.
Përsa i përket metodologjisë, Presidenti kërkon shpjegim se ku do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte, e ku ai barazlargësisë me korrektim.
“Presidenti s’mund të anashkalojë asnjë moment. Nuk mund të bëhem pjesë e asnjë cenimi të Kushtetutës, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të asnjë bashkëfajësie, qoftë edhe padashje”, deklaroi kreu i shtetit.
Top Channel pyeti Presidentin Meta nëse po e shfrytëzon politikisht këtë moment.
“Qëllimi i Presidentit nuk është të bëjë lojë politike në marrëdhëniet me fqinjët. Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryera”, u përgjigj ai.
A ndjehet Ilir Meta nën presionin e Qeverisë se ky qëndrim i tij mund të shtyjë në kohë arritjen e marrëveshjes, që synohet të nënshkruhet nga Kryeministri Rama dhe homologu i tij grek Tsipras, gjatë vizitës së këtij të fundit në pranverë?
“I uroj suksese gjatë vizitës së paralajmëruar nga mediat në Korçë dhe Shqipëri, por axhenda e cilitdo personalitet të nderuar nuk mund të më imponojë mua që të mos përmbush detyrimet e mia”, deklaroi Meta.
Presidenti Meta theksoi se Gjykata Kushtetuese i njeh kreut të shtetit të drejtën që të udhëheqë negociatat, por shtoi se nuk e synonte një gjë të tillë, pasi nuk ndjehej ekspert.
Presidenti e quajti gjithashtu të panevojshme që të dërgonte një njeri të besuar të tij në grupin negociator, pasi plotfuqia kur jepet është delegim i besimit për të gjithë grupin, theksoi ai.
Në lidhje me marrëdhëniet me ministrin e Jashtëm, Presidenti tha se ka kërkuar komunikim zyrtar për çështjen, por nuk ka marrë asnjë informacion të tillë deri më tani./Top Channel
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”