Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve tona, të dy Presidentët ndanë mendimin se zbatimi i suksesshëm i projektit TAP hap mundësi të reja bashkëpunimi, përfshirë edhe procesin e ardhshëm të gazifikimit të Shqipërisë.
Presidenti Meta vlerësoi në veçanti edhe mbështetjen e Presidentit Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), që do të ketë një impakt të madh rajonal.
Gjithashtu, të dy Presidentët diskutuan çështje që lidhen me luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe nënvizuan nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si turizmi dhe rritja e shkëmbimeve tregtare.
Presidenti Meta e ftoi Presidentin Aliyev për një vizitë zyrtare në vendin tonë, ftesë që u mirëprit me kënaqësi./oranews
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale