Meta bën thirrjen e dytë: Po rrezikoni policët

22:00 | 11 Maj 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një thirrje të dytë për protestën e opozitës. Kreu i shtetit u bën sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët

Thirrja e Presidentit erdhi në momentin kur militantët e opozitës po hidhnin bomba molotov ndaj kordonit të policisë tek Parlamenti. Në një thirrje të bërë më herët Meta ka deklaruar: “Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve.”/gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme