Google ADS

Meta: Bashkëveprimi i SHBA me BE, kyç për suksesin e Maqedonisë

18:21 | 6 Shkurt 2019
A. B.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë fjalës së mbajtur sot në Forumin “Transatlantic Leadership Netëork” të organizuar në Kongresin Amerikan, theksoi ndër të tjera se bashkëveprimi i SHBA me BE, ishte kyç për suksesin e Maqedonisë, referuar arritjes së Marrëveshjes së Prespës që çoi edhe në nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO.

Konkretisht në fjalën e tij, Presidenti tha se: “Fundi i Luftës së Ftohtë, i ndjekur nga ndërhyrjet ushtarake të NATO-s në Ballkan, të udhëhequra nga SHBA, shërbyen si katalizator për dominimin mbizotërues të SHBA-ve dhe BE-së në rajon, duke shmangur çdo përpjekje tjetër për të paraqitur e pozicionuar ndonjë një alternativë tjetër rivale. Hartimi i proceseve europiane dhe euroatlantike për Evropën Juglindore ishte investimi më i madh strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian”, – u shpreh Meta.

Kreu i Shtetit shqiptar theksoi gjithashtu se “përparimi në mënyrë paralele i trajektores së anëtarësimit në NATO ka qenë çelësi, jo vetëm i forcimit të mëtejshëm të sigurisë në rajonin tonë, por edhe i tejkalimit e kapërcimit të hendeqeve të krijuara ndonjëherë nga vakumi europian.

Në vitet e fundit, kemi qenë dëshmitarë se si pranimi i Malit të Zi në NATO dhe Marrëveshja më e fundit e Prespës, e nënshkruar dhe e vulosur tashmë, midis Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kanë prodhuar në mënyrë sinergjike një optimizëm të ri në rajonin tone”, – u shpreh Meta.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme