Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zbuluar prapaskenat e bisedave me kryedemokratin Lulzim Basha për zgjedhjet vendore 2019, kohë në të cilën anuloi dekretin e datës së zgjedhjeve 30 Qershor.
Në një konferencë shtypi, kreu i shteti sqaroi se si Lulzim Basha i kërkoi Ilir Metës që të anulonte protestës që vetë Basha kishte thirrur më 8 Qershor dhe të anulonte zgjedhjet e 30 Qershorit.
“Sa më shumë afrohej data 30 Qershor aq më tepër rritej tensioni midis forcave politike në vend. Dukej qartë se palët politike me gjuhën e urrejtjes provokonin njëra-tjetrën. Kjo situatë u shoqëruar me shumë protesta masive, ku dhjetra e qindra protestues por edhe pjesëtarë të forcave të rendit u plagosën e u dëmtuan.
Në Qershor opozita mbajti protestën e 7 të saj ku në fund paralajmëroi mbajtjen e një proteste masive finale në Tiranë në datën 8 Qershor 2019.
Në ditët që i paraprinë kësaj proteste të paralajmëruar, Presidenti administroi edhe informacion të klasifikuar se gjatë kësaj proteste do përdorej dhunë e pakontrolluar ndaj institucioneve kryesore të vndit. Presidenti në datat 6-8 Qershor ndodhej jashtë vendit për një vizitë zyrtare në Gjermani. Në të njëjtën periudhë erdhi edhe Lulzim Basha në Gjermani. Ju lut presidentit edhe në prezencë të personave të tjerë duke ju përgjëruar me lot në sy që Presidenti të anulonte protestën në 8 Qershor dhe kështu të shtynte edhe zjedhjet. Sipas Bashës, protesta që kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe e dinte që ai do të ishte përgjegjësi kryesor.
I trembur, Lulzim Basha iu ul në gjunjë Presidentit duke iu lutur që të anulonte dhe të shtynte patjetër zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 përpara mitingut. Këtë Presidenti, sipas Lulzim Bashës, duhet ta bënte direkt nga Gjermania. Presidenti sapo mbërriti në Shqipëri u njoh me situatën dhe pas vlerësimit të rrethanave pak minuta përpara fillimit të protestës, nëpërmjet një deklarate zyrtare bëri publik vendimin e tij për të shfuqizuar dekretin duke anuluar datën 30 Qershor 2019 si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore”, u shpreh Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...