Meta: Angazhimi i BE-së duhet mbështetur

17:20 | 5 Shkurt 2020
Arbresh.info

Komiteti i Ministrave të Bashkimit Evropian ka rënë dakord këtë të mërkurë për krijimin e një liste me pika, që synon të sigurojë që fituesit e zgjedhjeve në kontinent të ruajnë praktikat demokratike.

Lista e përpuluar nga Komisioni i Venecias dhe grupi i ekspertëve kushtetuese të Këshillit të Evropës, është përcjellë si lajm edhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka shkruar në rrjetin social se angazhimi i marrë nga BE duhet mbështetur nga të gjitha palët në Shqipëri.

“Një angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës.”-shkruan Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme