Në fjalën e mbajtur në mitingun e zhvilluar në Sheshin “Nënë Tereza”, Ilir Meta përcolli disa mesazhe si për Edi Ramën, ashtu edhe për Lulzim Bashën.
“Kam një mesazh edhe për Lulin dhe shpresoj ta dëgjojë mirë. Nuk i blen dot t’i demokratët duke u thënë hidhini triskat e LSI se ajo i fiton votat me vende pune. Ti nuk e ke humbur votën e PD për shkak se ke humbur vendet e punës. Unë i njoh demokratët, kam luftuar ashpër me ta dhe kam bashkëpunuar si burrat me ta, jo në errësirë. I mirë i keq, Sali Berisha cilido ka mendimin e tij, por demorkratët ishin mësuar me një lider me karakter dhe nuk duan një lider vetëm me stomak. Dy herë në një vit e kam shpëtuar, jo thjesht PD nga shkatërrimi, poshtërimi dhe degradimi i saj. E para tek reforma në drejtësi. Pa vendosmërinë parimore të Ilir Metës, PD do të ishte përçarë, poshtëruar dhe tharë në çadër që përpara një viti”, deklaroi ish-kryetari i LSI-së, tashmë President i zgjedhur.
Meta tha se shqiptarët e dinë që problemi i vendit nuk është LSI-ja, por oligarkia.
“Demokratët, socialistët të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se zgjidhja më 25 qershor është vetëm një, vota kundër oligarkisë, vota për LSI”, vijoi ai.
Meta e quajti “Gestapo” task forcën e ngritur nga marrëveshja Rama-Basha për përfshirjen e nëpunësve të administratës në fushatë.
“Gestapoja e krijuar nën 3 orë errësirë, po zhbën reformën e administratës dhe po zhbën statusin e nëpunësit civil. Kur dëgjojmë sesi sekserët e Rilindjes, ose ebolës së Shqipërisë, u turren njerëzve të LSI-së për t’i blerë me paratë e drogës dhe koncesioneve, për t’u shitur se LSI nuk do të jetë më në pushtet dhe në pushtet do të jetë Rilindja. E gjithë Shqipëria qesh me këta karagjozë”, shtoi ai.
“Thonin që mos votoni LSI-në se do na çojë votat tek PD, tani thonë mos votini LSI-në, se jemi bërë me PD, por nuk e themi dot”, vazhdoi më tej Meta.
Ai tha se Partia Socialiste nuk ekziston më.
“Për fat të keq e ka zëvendësuar partia e Rilindjes dhe këto nuk ua thotë udhëheqësi i ebolës që erdhi në Shqipëri me lugë në brez për t’u ulur në karrigen e ministrit. Këto ua thotë një eurosocialist, një student i dhjetorit që vajti në Partinë Socialiste kur të gjithë shkonin pas PD dhe pas Berishës, kur ishte në ditët e saj më të zeza për të krijuar një alternativë të re si rinia eurosocialiste”, tha ai.
Meta kujtoi në fjalën e tij edhe Sali Berishën. E nisi me përplasjet e më pas përfundoi tek vlerësimi për të.
“Asnjë udhëheqës i PS nuk është përplasur dhe ndeshur më fort se unë me Sali Berishën. Kur të tjerët linin shtetit dhe ja fusnin vrapit, pyjeve dhe maleve për t’u fshehur në Maqedoni dhe linin shtetin në mëshirën e demokratëve të Mamurrasit të Sali Berishës, Ilir Meta i ka treguar vendin atij kur ka prekur institucionet. Por, për fat të keq të Ilir Metës dhe gjithë shqiptarëve, siç ja kam thënë kryetarit të Rilindjes dhe kryetarit të Asamblesë së Rilindjes, para se të miratohej reforma në drejtësi, për fatin tim të keq, nga të gjithë politikanët që unë kam qenë i detyruar ose dëshiruar të bashkëpunoj, për fatin e keq të rilindasve, më seriozi ka qenë Sali Berisha”, tha ai.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...