Google ADS

Meta: Aktet e fundit për prishjen e Teatrit veprimtari e mirëstrukturuar kriminale

12:30 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Nga Kavaja Meta i ka cilësuar aktet e fundit për prishjen e Teatrit nga bashkia e Tiranës si veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që është e paaministueshme në çdo kohe.

Meta: Është një kënaqësi që isha në myftininë e Kavajës, për shkak edhe të trashëgimisë që mbajt kjo ndërtesë, qysh në vitin 1700. Por kjo ndërtesë përjetoi shembjen e sistemit diktatorial në vitin 1967. Po ashtu ky është edhe një apel për të mbrojtur trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tona. Pasi është një pasuri e pazëvendësueshme.

Teatrin e mbron kushtetuta dhe të gjitha konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon që prevalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket nj marrëzi cdo përpjekje për të prishur Teatrin pas shteruar ligjin e kushtetueses dhe ligjore t ëkësaj cështje që ka marrë një dimension ndërkombëtar.

Ka reaguar edhe komisionierja e BE për kulturës që bën thirrje për dialog për mbrojtjen e këtyre vlerave. Akoma nuk mund t besoj disa akte, që disa janë denoncuar në prokurori edhe nga aleanca për Teatrin, pasi më duket një papërgjegjshmërie përtej çdo ekstreme dhe llogarie.

Sepse nuk kemi të bëjmë me një shkelje të kushtetutës dhe funksionimit të kushtetutës, por edhe në një përgjegjësie penal për ata që përfshihen nga këtë prishte. Akte e fundit flasin për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që është e paaministueshme në çdo kohe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme