Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizar një takim gjatë ditës së sotme në Njësinë administrative Paskuqan.
Takimi në të cilin ishte i pranishëm edhe ish-kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, u zhvillua me 400 të rinj të cilët votojnë për herë të parë më 25 qershor.
Në fjalën e tij, presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, është shprehur se 25 qershori është një mundësi historike për t’u dhënë një shans të rinjve.
“Për të gjithë ju të rinjtë e të rejat, 25 qershori do të mbetet një ditë e lehtë për t’u kujtuar në të ardhmen, jo vetëm për arsyen se ju do të votoni për herë të parë në jetën tuaj, por edhe për një arsye tjetër, sepse do të nxirrni LSI-në forcë të parë si një mundësi historike për t’ju dhënë shansin të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë”, është shprehur Meta, shkruan gazeta Shekulli.
Nga ana tjetër kandidati i LSI-së për qarkun e Tiranës, Luan Rama, është shprehur se LSI do të dali forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit pasi është forca e vetme politike që bën më shumë për rininë.
“Përse LSI do të dalë forcë e parë? Sepse në Shqipëri nuk ka asnjë force tjetër politike që bën më shumë se sa LSI-ja për rininë e Shqipërisë. Prandaj, edhe rinia e Shqipërisë duhet ta bëjë LSI-në forcë të pare për të ardhmen e vetë”, tha Rama/Arbresh.info/
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...