Dje në emisionin “Stop” u transmetuan disa video që tregojnë realitetin e padenjë të auditoreve në institucionet tona të arsimit.
Mësuesja e biokimisë në gjimnazin “28 Nëntori” në Burrel, Flutura Zeneli u thotë nxënësve se mund të kenë pirë drogë që sillen në atë mënyrë.
“Kush të ka mësuar kështu ty atje? Kush t’i ka mësuar? Ça ke pi ndonjë drogë? Mos ke pirë ndonjë drogë? Mos ke pirë se nuk je në rregull”, shprehet ajo.
Ndërsa në Lezhë, mësuesja Donika Haxhia, gjatë orës së lëndës së Letërsisë, u thotë nxënësve se shqiptarët janë një popull prostitutë.
“Është aq injorant populli shqiptar, sa rri i ndrojtur para ministrit. Në fakt duhet t’ja fusë duart në fyt! Se unë të çova aty ti dhe tani hajde më shërbe. Po me ça do t’ja kërkosh ti, me injorancë? Jo, o vëlla, me injorancë jo”, thotë ajo.
Më pas përmend prindërit që nuk kanë të ardhura, të cilët i kërkojnë ndihmë në shkollë, duke u shprehur se nuk i dhimbsen fare sepse e shesin veten për 5 lekë.
Është popull prostitutë Shqipëria!”, shton mësuesja e letërsisë në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, duke përmendur faktin që ajo vetë e ka sistemuar jetën e saj dhe të fëmijëve të saj.
“Por çfarë do të bësh ti? Nuk martohet me njeri prostituta, ta keni të qartë”, thekson Donika Haxhia.
Por ndryshe nga koleget e saj në rastet e mësipërme, një tjetër mësuese e quajtur Marjeta shfaqet në video duke goditur fizikisht një nxënëse në shkollë të Gjirokastrës.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...