Ambasada shqiptare në Greqi ka bërë me dije se është çelur procesi për programin e Ministrisë së Arsimit “Mësues për Greqinë”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, sqaron se ky program ka në bazën e vetë mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë, shkruan Arbresh.info.
Ai deklaroi se aplikimet janë të hapura deri më 30 qershor, ndërsa programi mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare.
Ndër të tjera, ai theksoi se mësuesit e përzgjedhur do të marrin pagë mujore nga Ministria e Arsimit.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë” Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë. Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit”, ka shkruar ai.
“Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë.”, shtoi Rama.
“Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Aplikimet janë hapura deri në 30 qershor 2024”, shkroi mes të tjerash kryeministri Rama./Arbresh.info/
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...