Largimi rreth mesditës së djeshme të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, nga Shqipëria, prodhoi reagime të shumta. Tahiri ndodhet nën hetimin e prokurorisë pas publikimit të dosjes Habilaj, që përmban përgjime të kryera nga antimafia italiane, shkruan syri.net.
Mësohet se ish-ministri ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ndërsa pritet të rikthehet mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burimet shprehen se ai ka udhëtuar për një çështje familjare, pasi babai i tij pritet të kryejë një ndërhyrje kirurgjiklale.
Tahiri ka udhëtuar si qytetar i zakonshëm, pasi ndaj tij nuk ka pasur asnjë urdhër ndalimi apo vendim gjykate, që të mos udhëtojë jashtë vendit.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...