Prej më shumë se 5 javësh nxënësit dhe studentët shqiptarë po vijojnë mësimin online. Ekspertë të fushës shprehen se kjo metodë nuk është efikase në përthithjen e informacionit, aq më shumë, kur metodologjia nuk është e përshtatur.
Pavarësisht vendimeve të marra nga ministria e Arsimit për kthimin e pjesshëm në institucionet arsimore të nxënësve dhe studentëve, sërish duket se mësimi online, do të jetë kryefjalë e këtij viti shkollor.
Por sa efektiv do të jetë kjo mënyrë e të nxënit?
Bardhyl Musai: Nëse bazohemi në parimet kryesore të të nxënit, për mënyrat e të mësuarit sikurse është ai në klasë apo auditorë që quhet mësimi konvencional, ai online që është sinkron dhe asinkron. Më i suksesshmi është ai i kombinuar, të nxënët e përzierë.
Eksperti i kësaj fushe Bardhyl Musai, shprehet se sistemi ynë arsimor u gjend i papërgatitur para kësaj sfide, ndaj dhe problematikat janë shumëdimensionale.
Bardhyl Musai: Në këtë moment është pak e vështirë të flasim për cilësinë, pasi mungojnë pajisjet e duhura, është mungesa e programeve të përshtatshme për mësimin online dhe po shfrytëzohen disa platforma si rrjetet sociale. E treta është metodologjia. Këtu futet edhe metodologjia e zhvillimit të mësimit, por edhe e materialeve të përgatitur enkas për këtë.
Musai ka disa sugjerime, për vitin e ardhshëm akademik.
Bardhyl Musai: Duhen të merren masa që të gjitha programet master të kalojnë në të nxënin e përzierë. Ka studentë që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike dhe nuk paguajnë dot kostot e studimeve, ata duhet të punojnë. Kështu punohet edhe nga studentët e tjerë të botës. Duke qenë se është rezultativ studentët mund të vijnë vetëm dy ditë në javë në fakultet, psh të premte dhe të shtunë dhe ditët e javës të kenë mundësi të punojnë.
Musai thotë se ky vit do të jetë i pazakontë në të gjitha sferat shoqërore, ndaj dhe niveli i arsimor i studentëve dhe nxënësve, nuk do të bëje përjashtim./oranews
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...