Më 27 Shtator nis viti i ri shkollor 2021-2022 në Shqipëri.
Edhe këtë vit procesi mësimor në sistemin 9-vjeçar dhe të mesëm do të zhvillohet me turne dhe më orar të reduktuar në pjesën më të madhe të shkollave në mbarë vendin. Përjashtim bëjnë vetëm ato institucione që kanë deri në 20 nxënës në klasë, kryesisht janë shkollat në zonat rurale.
Për të gjitha këto institucione ora mësimore do të jetë 45 minuta. Ndërsa për shkollat që kanë numër të lartë nxënësish, klasat do të ndahen në dy grupe dhe mësimi do të jetë 30 minuta.
Sipas udhëzimeve të miratuara nga Minsitria e Shëndetësisë në çdo shkollë duhet të zbatohen rregullat e distancimit fizik dhe masave anti-Covid. Prindërit çdo ditë duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë se asnjë person në familjen e tyre nuk është infektuar me COVID-19. Po ashtu prindërit, dhe personat e tjerë që jetojnë me ta, duhet të deklarojnë statusin e tyre të vaksinimit.
Sipas këtij udhëzimi çdo mësues duhet të jetë i vaksinuar para datës nisjes së procesit mësimore dhe të dorëzojnë kartën e vaksinimit pranë drejtorisë së shkollës. Në rast të mos vaksinimit duhet të dorëzojnë një arsyetim nga mjeku i familjes për arsyen e mosvaksinimit.
Në këtë udhëzim përcaktohet se ”Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë. Dhe mban në mënyrë të detyrueshme maskën përgjatë gjithë kohës pavarësisht statusit të tij të vaksinimit”.
Maska është kusht edhe për nxënësit mbi 12 vjeç. Ndërsa për më të vegjlit rekomandohet por nuk e kanë me detyrim./tvklan/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...