Nuk na ndajnë shumë ditë nga nisja e vitit të ri shkollor 2020-2021, nën kushtet e pandemisë së COVID-19.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim online drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe zyrave arsimore vendore. Në fjalën e tij ai u ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë drejtuesve të arsimit, ndërsa iu bëri të ditur atyre se duhet të respektojnë gërmë për gërme udhëzuesin e përgatitur nga Ministria e Arsimit, për të ruajtur shëndetin e nxënësve, por dhe të prindërve të tyre.
Më tej, ai zbuloi se mësimi do të zhvillohet në 1997 shkolla me nga një turn, në 472 të tjera me 2 turne dhe 183 shkolla do të kenë nga tre nënturne.
Të gjithë shkollar po marrin masat për fillimin e vitit të ri shkollor dhe janë në një sfidë të jashtëzakonshme, thotë kryeministri, duke shtuar se në çdo shkollë do të ketë nga një punonjës të shëndetit publik.
Edi Rama: Vështirësia është sfida më e madhe për tu kapërcyer në këtë vit shkollor, të gjithë së bashku duke pasur parasysh se çfarë rëndësie madhore ka shëndeti i të gjithëve dhe duke pasur parasysh që fëmijët nuk janë të imunizuar plotësisht nga ky virus dhe pavarësisht faktit se marrja e virusit nga fëmijët është më pak e rrezikshme se sa për të mëdhenjtë.
Duke parë se çfarë ndodh nëpër botë, padiskutim që jemi të shqetësuar lidhur me domosdoshmërinë për një nivel maksimal performance të gjithë zinxhirit të drejtimit të shkollave për këtë arsye MAS ka kryer një punë të thelluar dhe ka vënë në dispozicionin tuaj një udhëzues goxha të detajuar për fillimin e vitit shkollor, por përtej çfarë është studiuar dhe duke u analizuar me shumë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri që është hedhur në këtë udhëzues, suksesi lidhet me shumëfishimin e energjive që ju dhe gjithë skuadrat tuaja së bashku me drejtuesit e shkollave duhet të vini në dispozicion të këtij viti, Duhet ta bëni natën ditë pa u lodhur dhe pa pushim dhe të jeni në krye të detyrës në terren, ju personalisht dhe të gjithë ata që ju punoni çdo ditë dhe për të ndjekur me rigorozitet udhëzuesin. Që nga drejtuesit e shkollave deri tek çdo mësues përfshirë edhe prindërit.
Kjo do të thotë që udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tijin po duhet ta mishëroni ju të parët. E dini shumë që funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkollat do të funksionojnë me 1, 2 dhe 3 turne. Ashtu sikur e di se, 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minutshe ku në klasa duhet të respektohen rregullat dhe s’duhet të ketë asnjë klasë me më shumë se 20 nxënës. Javën e parë do të zhvillohet në klasa dhe 1 javë online. Dje u hapën 600 klasa nëpër shkollat publike për 4500 nxënës që e kishin të pamundur gjatë karantinës të ndiqnin mësimin online.
Të gjithë institucionet arsimore që po marrin masat për fillimin e vitit të ri shkollor janë në një sfidë të jashtëzakonshme jo thjesht për të filluar por për të vazhduar dhe përfunduar këtë vit shkollor. Pas trajnimeve të vazhdueshme me drejtuesit arsimorë, pajisjen me bazë material të nevojshme ku shtohen këtë vit dorezat alkool termometër etj, do të ketë një person nga sistemi I shëndetit publik pranë shkollës, ju lutem duhet të jenë kontakt I juaji I përditshëm, për t’ju gjendur pranë për të këmbyer një informacion. Në dijeninë time procesi I vijëzimeve nëpër shkolla po përfundon dhe sigurimi I distancës fizike në të gjitha mjediset e tyre është domosdoshmëri por thënë kjo është absolutisht e domosdoshme që të kuptohet nga të gjithë ju që nuk bëhet fjalë për të vendosur në rresht persona adult por burra dhe gra, djem dhe vajza që janë në moshën e tyre të pjekurisë, bëhet fjalë për të disiplinuar sjelljen në mjedisin social të një grupi moshash shumë delikate dhe prandaj është e domosdoshme që ky proces të kryhet me kujdes dhe përkushtim./tch
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...