Mesila Doda i përgjigjet Bashës: Bashkëqeverisës me Ramën, kalo në opozitë

15:53 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Kundrejt akuzave të Bashës është përgjigjur edhe Mesila Doda. Ish-deputetja e PDIU-se, Doda e quan Bashen bashkëkryetar në qeverisje dhe i kujton me ironi të bëhet njëherë lider i PD-së e pastaj te të kërkojë të bëhet lider i opozitës.

Reagimi i Mesila Dodës:

Kryetari I PD, ende ne bashkeqeverisjen e luges se 18 qershorit, sot akuzoi PDIU per voten e saj ne Keshillin Bashkiak. Me se pari duhet ti kujtoj bashkekryetarit te qeverise qe duhet te kaloje ne opozite, te behet lider I PD, e me pas te kerkoje te behet lider i opozites.

Me duhet ti kujtoje se sot fale pazareve te tij me bashkekryetarin tjeter te qeverise, nje mandat I PDIU vlen 25.000 vota, duke e bere krejt te pabarabarte dhe diskriminuese garen mes nesh dhe partive te tjera.

Duhet ti kujtoj qe fale pazarit te tij te nates se 18 qershorit dhe abuzimit me ligjin e kodin zgjedhor sot PDIU I jane vjedhur 3 mandate dhe kane shkuar ne kosh 40.000 vota, duhet ti kujtoj se nuk e tha nje fjale e heshti si fija e barit kur PDIU kerkoi hapjen e kutive te Tiranes duke pare vjedhjen flagrante te mandatit te saj në Tiranë, por votoi pro moshapjes se kutive duke u bere e vetmja opozite ne bote qe nuk kerkon e nuk don transparence.

Sot vazhdon ende teatri I rradhes, ashtu si gjate gjithe fushates nuk godet ata qe jane ne qeveri, por ato qe nuk jane ne qeveri dhe ne fund fare si gjithmone… fajin e kane te tjeret…

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme