Këtë mëngjes Fort-lumturia e tij Anastasi udhëhoqi qindra besimtarë ortodoksë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Kjo ishte Mesha e parë e Krishtlindjes që ai kremton si shtetas shqiptar.
Ndërsa besimtarët katolikë në katedralen e Shën Palit në Tiranë u lutën për më shumë paqe e mirësi në meshën tradicionale të Krishtlindjes, që u kremtua nga Argjipeshkvi i Arkidioqezës Tiranë-Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo.
Duke folur para besimtareve ai tha se është një festë e madhe, e familjes dhe dashurisë.“Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia.
Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore”, tha Imzot Xhorxh Frendo. Jezusi tha ai u kujdes për njerëzit e sëmurët, çdo njeri që kishte nevojë dhe ai kërkon nga ne të imitojmë shembullin e tij.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...