Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka thënë se në mesin e politikanëve shqiptarë nuk ekziston dëshira për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
“Nuk besoj se ka një lëvizje serioze për Shqipërinë e Madhe, apo ndonjë dëshirë nga shqiptarët, kudo ku ata janë, në Maqedoni, Mal të Zi, apo vetë Shqipëri, për t’u bashkuar dhe për t’u bërë një shtet i ri, apo një lëvizje e re në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Hoyt Yee.
“Qëndrimi zyrtar dhe unë besoj që është qëndrimi i sinqertë i partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, është për t’u integruar në Bashkimin Evropian, të bashkohen me NATO-n kur është e mundur, si pjesë e shtetit ku ata janë, jo duke ndryshuar kufijtë, jo si super etnitet kombëtar, por brenda kufijve sovranë ku ata jetojnë”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...