Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka pritur sot në vizitë zyrtare në Tiranë Ministrin Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. Vizitë kjo që vjen në një moment të rëndësishëm për shkak të rrethanave dhe ka një vlerë të veçantë për kohën kur zhvillohet. Nga ana tjetër, ministri Schallenberg siguroi mbështetjen e Austrisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE.
“Qëndrimi i Austrisë është shumë i qartë dhe ne duam të hapet drita e gjelbër me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, sepse ju e dini se nuk ka unanimitet në Këshill, por ajo që duhet thënë është se Austria do të mbështesë Shqipërinë. Ne do t’ju ndihmojë në të gjitha mënyrat. Këtu keni një ambasador që është shumë i mirë dhe ju jeni në duar të mira. Mund ta përdorni ambasadorin e Austrisë këtu. Ne do të përpiqemi që në fushën ekonomike marrëdhëniet tona do t’i dërgojmë më tej bashkëpunimet” -tha ministri austriak.
“Diskutimi ynë u përqendrua pikërisht në të arriturat e Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe për një vendim pozitiv në hapjen e negociatave me BE. Austria e ka shprehur qartë mbështetjen e saj dhe është e bindur se për Shqipërinë nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian. Momentumi historik për hapjen e negociatave me Shqipërinë duhet të kapet tani!” – shkruan Cakaj në një postim në Facebook.
Por biseda mes Cakajt dhe homologut te tij austriak u fokusua dhe tek marrëdhëniet dypaleshe dhe nevojën e shtimit të bashkëpunimit në fusha si energjetika, transporti dhe infrastruktura. Gjithashtu u vlerësua pozitivisht bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e diplomacisë shumëpalëshe duke filluar nga bashkëpunimi në kuadër të OSBE-së e deri në mbështetjen e kandidaturës së Shqipërisë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.
Duke u ndalur tek kryesia e OSBE nga Shqipëria, Austria ka ofruar edhe mbështetje teknike përmes atashimit të një eksperti austriak i cili do asistojë Kryesinë shqiptare përgjatë vitit të ardhshëm.
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...