Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka folur për vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë, ku ka thënë se nuk ka ndarje.
Ministri thotë se ka sjellë tre mesazhe nga Uashingtoni, se nuk ka marrëveshjes sekrete, nuk ka ndarje të Kosovës e as nuk ka nxitim për një marrëveshje të shpejtë në dëm të Kosovës, raporton portali arbresh.info.
“Në takimin me përfaqësuesin special për dialogut Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
“Nga atje kam vetëm tre mesazhe:
“E para nuk ka marrëveshje sekrete dhe për konsum të brendshëm politik nuk ka nevojë të abuzohet për një temë të interesit nacional.
“E dyta: Nuk ka ndarje të Kosovës dhe kush i ka sytë në ballë dhe mend në kokë nuk beson që as Qeveria e Shqipërisë e askush në Kosovë nuk bën plane në llogari personale për të ndarë Kosovën, pikë. Këtë ta keni të qartë. Këtë mesazh po e sjell si mesazh nga Uashingtoni.
“E treta: Nuk ka nxitim për një marrëveshje të shpejtë në dëm të Kosovës për çfarëdo interesi elektoral në Amerikë, sepse ne duhet ta kuptojmë pozicionin që e kemi në agjendat ndërkombëtare, për shkak se koordinimi me Amerikën është jetik për ta bërë më të mirën për Kosovën”, u shpreh Cakaj./arbresh.info/
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...