I cilësuar si “personi më i urryer në Amerikë” nga mediat amerikane, sipërmarrësi farmaceutik. Martin Shkreli, i ka sjell edhe krenari edhe turp fshatit të tij të lindjen në Shqipëri prej nga e ka marr edhe mbiemrin.
Ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së barnave, 34-vjeçari Shkreli, dikur thoshte se është shqiptari më i suksesshëm në botë.
Por banorët lokalë në fshatin malor të Shkrelit prej nga edhe vjen, kanë mendime të ndara për “farmacistin”, i cili akuzohet për rritjen e çmimit të një bari shpëtues jetësh për 5 mijë për qind dhe tani është në gjykim për mashtrim në New York, raporton Reuters.
“Por u ndiem shumë keq kur mësuam përmes internetit dhe radios se ai e kishte rritur çmimin e atij bari aq shumë”.
Shkreli kishte zemëruar tej mase pacientët në SHBA kur e kishte rritur çmimin e barit “Daraprim”, nga 13.50 dollarë sa ishte më 2015, në 750 dollarë për një kapsulë.
Ai është duke u gjykuar jo për rritjen e çmimit por për mashtrimin e investitorëve derisa menaxhonte dy fonde dhe një kompani barnash Retrophin mes viteve 2009 dhe 2014.
Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, nuk pranoi të fliste.
Shembull për shqiptarët tjerë
“Ai nuk është njeri i zakonshëm. Gazetat nuk do të shkruanin për një njeri të zakonshëm. Ai është i rëndësishëm në botën e biznesit. Kongresi Amerikan ka bërë marrëveshje me të. Edhe gjykatat janë marrë me të”, thotë Fran Shkreli, 66 vjeç, i cili nuk është i familjes së Shkrelit.
“Ai duket të jetë njeri i suksesshëm dhe mua s’më vvjen turp prej tij”.
Shumë prej tyre nuk ishin të njoftuar se Shkreli kishte thënë se financiarisht është më i suksesshëm sesa shqiptarja Nënë Tereza, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe e kanonizuar nga Kisha Katolike si shenjtore – koment që kishte nxitur përplasje të ashpra në mediat sociale, transmeton Koha.net.
Kur u pyet se çfarë mendonte për krahasimin, Fran Shkreli tha: “Është keq në kokë”.
Në kafiterinë lokale në Dedaj, qendra administrative e Shkrelit, pronari Nikolin Sterkaj mbrojti Shkrelin derisa po i shërbente konsumatorët me birrë malazeze.
“Jemi në kapitalizëm. Ka pasur të drejtë për gjithçka që bëri me çmimin e produktit të tij në treg”, thotë Sterkaj, i cili ka punuar për më shumë se një dekadë në Itali para se të hapte kafiterinë e tij.
Gjovalin Rakaj, një punëtor komune që thotë se gruaja e tij është e afërt e Shkrelit, tha se njerëzit janë dëshpëruar kur kanë dëgjuar për rritjen e çmimit të barit.
“Si shqiptarë ndiejmë se njerëzit duhen ndihmuar”, thotë ai.
Disa në fshat e kujtojnë familjen Shkreli, duke thënë se ata ishin zhvendosur në Mal të Zi shumë vite më parë ndërsa në SHBA në mesin e viteve të ’60-ta, transmeton Koha.net.
Shtëpitë e tyre tashmë nuk ekzistojnë fare dhe vetëm një prej axhallarëve ka ardhur t’i vizitojë. Martin Shkreli është lindur dhe rritur në Brooklyn, ku kanë përfunduar edhe migrantë tjerë nga Shkreli.
Sot fshatarët e tij thonë se mezi ia dalin të mbijetojnë duke kultivuar livando dhe duhan, si dhe duke rritur bagëti. Paraja nga migrantët në Itali dhe Greqi ka rënë për shkak të problemeve ekonomike në këto vende.
Ata ankohen edhe për infrastrukturën, duke thënë se zona po bëhet e zymtë pasi paratë e ndara për ndërtimin e ujësjellësit janë vjedhur.
“Njerëzit janë larguar sepse është vendi më i pabanuar në tokë dhe askush s’ka bërë gjë në këtë zonë për 25 vjet”, ka thënë Ejell Kapllaj, 55 vjeç.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...