Merret vendimi për shkollat: Nga 1 dhjetori mësimi i alternuar, jo për të gjitha klasat

18:31 | 26 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministrja e Arsimi Evis Kushi pak minuta më parë ka dalë në një deklaratë për mediat ku dha udhëzimin se si do të procedohet me mësimin pas datës 1 dhjetor. Ajo ka theksuar se maturantët do të duhet të shkojnë në ambientet e shkollës, pra këta përjashtohen nga mësimi online.

Sipas këtij udhëzuesi:

Klasat e arsimit fillor, nga e para në të pestën, dhe klasa e 12-të (pra maturantët) do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor në mjediset fizike të shkollës – njësoj siç kanë vepruar deri më tani me SKENARIN 1 të Udhëzuesit për fillimin e vitit shkollor 2020 – 2021;
Ndërsa klasat nga e 6 në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11 do të zhvillojnë mësimin në këtë mënyrë:
– Në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online.

– Në javën çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme