Gjykata në Kavajë mori vendimin për shtatë adoleshentët, të cilët përdhunuan sistematikisht një 13-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fillim të shkurtit të vitit të kaluar në Kavajë dhe sot (1 shkurt 2020), Gjykata mori vendimin për dënimin e 7 të miturve, nga 14-17 vjeç.
Një prej të tyre, sipas dosjeve të siguruara nga Balkanweb, është dënuar me 6 vjet dhe 8 muaj burg, një tjetër me 5 vjet burg, një me 3 vjet e 4 muaj ndërsa katër të fundit me 3 vjet. Ata do të vuajnë dënimin në burgun për të mitur.
Ngjarja shokuese u zbulua rastësisht nga sanitarja e shkollës, e cila njoftoi menjëherë mësuesen kujdestare dhe drejtoreshën. Një javë më vonë, prindërit bënë kallëzimin në polici.
Babai i të miturës deklaroi asokohe për Top Channel se po përgatitej që ta dërgonte vajzën në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë