Google ADS

Merren masa emergjente për rrëshqitjen e e dherave në Gjirokastër

19:51 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Bashkia e Gjirokastrës lajmëron marrjen e masave emergjentë për ti dhënë zgjidhje përfundimtare situatës problematike të krijuar nga rrëshqitja e dherave në lagjen “Kodra e Shtufit”.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Shtabit të Emergjencave, prefekti Astrit Aliaj u shpreh se masat konkrete do të konsistojnë në disiplinimin e ujërave duke nisur nga vilat që ndodhen në krye të kodrës, ndërtimet e mureve mbajtëse dhe vendosjen e pilotave.

Delikate është konsideruar në këtë takim edhe ndërhyrja për largimin e dheut mbi pallatin tetëkatësh, ku vijojnë të jenë të bllokuara disa hyrje.

Nënkryetari i bashkisë Gjirokastrës ka pohuar se do të kërkojë një mbledhje të këshillit bashkiak për riformatim buxheti, në mënyrë që t’i përgjigjen kërkesave të kësaj situate jo të zakonshme./Sot News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme