Në ditën e 5-të, zjarri në majën e malit të Bodes në njësinë administrative Lozhan të Bashkisë Maliq në Shqipëri, ka marrë përmasa të mëdha dhe nuk po kontrollohet dot nga zjarrfikësit.
Në terren ndodhen mjetet zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Pustecit e Pogradecit, punojësit e këtyre shërbimeve, punojësit e shërbimit pyjor si dhe banorë të zonës të cilët vijojnë punën për shuarjen e flakëve.
Situata vijon ende të jetë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor e për shkak edhe të largësisë e furnizimit të mjeteve me ujë.
Nga dita e djeshme janë bashkuar dhe forcat e armatosura për të ardhur në ndihmë shërbimeve zjarrfikëse.
Deri më tani raportohet se sipërfaqja e djegur të jetë afro 70 hektarë./euronews.al
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...