Se çfarë kuptimi ka shprehja “po bota çdo thotë” në komedinë “14 vjeç dhëndër” e di më mire se kushdo Gazmir Sefa nga Kukësi, i cili përpara se të martohej kishte mbiemrin e djalërisë Visha.
Duke bërë plane për t’u larguar në Angli bashkë me të fejuarën 22 vjeçari la mbiemrin e tij dhe mori mbiemrin e Sonilës, prindërit e së cilës janë emigrantë. Por ky veprim është kundërshtuar nga gjyshi që ka ndezur konfliktet mes çiftit.
Në konflikt e sipër sipas prokurorisë vajza ka ndërprerë marrëdhëniet me të riun, ndërkohë që ka siguruar edhe një urdhër mbrojtjeje prej tij.
Prokurorja tha në Gjykatë se Gazmiri përmes telefonit ka këmbëngulur ta takojë vajzën, duke shkelur vendimin e Gjykatës.
Për Gjykatën ky veprim konsiderohet dhunë dhe shkelje e urdhrit të mëparshëm, por për familjarët e të riut ai nuk ka kryer asnjë vepër penale. E ëma, Merita thotë se përpara masës se sigurimit në noteri është përpiluar një kontratë pajtimi mes palëve, me kushtin që të rinjtë të ndahen
“Ja ka dhënë me dëshirën e vet gocën. Do iknin në Angli për të punuar. Nuk ka ardhur ai të më thotë më jep mbiemrin dhe nuk ia dhashë”, shprehet e ëma e të riut.
Gjykata vendosi masën arrest me burg për të dyshuarin ndërsa avokati thotë se do t’i drejtohet Apelit.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga