Google ADS

Merr flakë një makinë në Elbasan

10:06 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Gjatë natës një automjet është shkrumbuar nga flakët në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’.

Mësohet se mjeti tip “Opel” me targa AA 782 OU, është në pronësi të një pensionisti Kujtim Borakaj, 66 vjeç ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maj”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Opel” me targa AA 782 OU, në pronësi të shtetasit K.B.,66 vjeç, (pesionist).

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili ska ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndijë elektrike”, bën me dije policia.

Vijon ende puna në bashkëpunim me ekspertët e zjarrfikëses për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme