Google ADS

MEPJ për votën anti-Trump: U rreshtuam me BE

21:39 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Jashtme deklaron se vota pro rezolutës që u kërkon Shteteve të Bashkuara tërheqjen nga njohja e Izraelit kryeqytet reflekton pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për këtë çështje.

“Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin, bazuar në një numër te konsiderueshëm dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Rezoluta e parashtruar nga Egjipti thotë në tekst se çdo vendim për statusin e Jerusalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme