Google ADS

Mëngjes me shpërthime, hidhet në erë makina

08:28 | 6 Maj 2018
Arbresh.info

Lushnja është ngritur nga shpërthimi i një tritoli të ndodhur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 në lagjen ‘18 tetori’. Tritoli ishte vendosur në mjetin tip ‘Fiat’ me targa AA411 GP, në pronësi të shtetasit Altin Ahmetaj, 44 vjeç.

Nga shpërthimi në ‘Fiat’, është dëmtuar edhe një tjetër mjet që ndodhej i parkuar aty pranë, një ‘BMW’ me targa AA823TC.

Po ashtu bëhet e ditur se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Ky është rasti i dytë i vendosjes së lëndëve plasëse në Lushnjë, pasi një muaj më parë iu vendos tritol një mjeti tjetër dhe asokohe pati vetëm dëme materiale.

Policia e Lushnjës ka ngritur grupin e punës dhe po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po pyetet pronari i mjetit si dhe te tjerë persona të lagjes për zbardhjen e rastit në fjalë.

Njoftimi i policise

Në datën 06.05.2018, rreth orës 03:10, në lagjen “18 Tetori”, Lushnje është djegur pjesërisht në pjesën e përparme mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit A.A, 44 vjeç, të cilin e kishte parkuar tek rrugica në afërsi të banesës.

Paraprakisht dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme