Autori që shkaktoi tragjedinë një ditë më parë në Vlorë, përkufizohet si rast me çregullime të shëndetit mendor, por i pa diagnostikuar dhe i pa trajtuar thonë psikologët që sipas tyre të tille ka shumë në shoqërinë shqiptare.
“Rasti i djalit ka të bëjë me çregullime antisociale të personalitetit, sociopat dhe psikopat”, thotë psikologia Adelina Pjetra.
Këta persona kanë shumë shoqëri por jo të qëndrueshme. Ata, sipas psikologëve, e shfrytëzojnë shoqërinë.
“Mungesë emocionesh, nuk kanë ndjenjë faji ,nuk pendohen, çdo gjë që bëjnë iu duket e drejtë”, thotë ajo.
Por a shfaqin shenja këta lloj personash. Sipas psikologëve çdo veprim i tyre është i lexueshem madje duke nisur që nga lojërat në fëmijëri, por shoqëria jonë ka shumë pak informacion.
Për të parandaluar agravimin e gjendjes së këtyre personave sociopatë rol kryesor ka familja por edhe shteti thonë psikologët.
“Të vëzhgojë sherret që bëjnë në vazhdimësi ose shetit të ndikojë me mos lirimin nga burgu ,pasi kështu vetëm iu jep kurajo këtyre tipave”, thotë më tej psikologia.
Duke i referuar rastit të 24-vjeçarit, psikologët vlerësojnë se akte të tilla jo domosdoshmërish lidhen me konsumin e alkoolit apo substancave narkotike./Top Channel
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...