Gazetari i njohur shqiptar, Marin Mema thotë se kufijtë detarë të Shqipërisë nuk mund ti vendosë apo zgjidhë Greqia dhe as politika shqiptare, as “Haga” dhe “bijëzat” e saj.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se duhet transparencë, transparencë e plotë e jo për politikë e përfitime sepse kombi nuk është politikë, raporton arbresh.info.
“Kufijtë detarë të Shqipërisë nuk mund ti vendosë apo zgjidhë Greqia dhe as politika shqiptare, as “Haga” dhe “bijëzat” e saj. Duhet transparencë, transparencë e plotë e jo për politikë e përfitime sepse kombi nuk është politikë. Transparencën duhet ta bëjnë ekspertët, ata të vërtetët që nuk kanë lidhje me politikën, e që interesat kombëtare nuk i shesin për asgjë në botë”, është shprehur Mema.
Ai, ka thënë se është fakt se Shqipëria po mbushet me varreza, e shteti nuk mundet as të ngre një memorial jo larg Tepelenës për të përkujtuar 217 hormovitë të masakruar në 1914.
“Një projekt i mikut të nderuar Meçan Zotaj ende pret…”, ka shtuar ai.
Mema, ka pohuar se shqiptarët e Çamërisë nuk kanë të drejtë as të derdhin një pikë lot në pragjet e shtëpive të tyre, as një pikë lot në ato toka ku lanë të parët e tyre.
“Asnjë pikë lot e jo më të kërkojnë memorialë. Kjo nuk është njerëzore e nuk ka aspak lidhje me nacionalizmin ekstrem e britmat që fshihen pas. Nuk është njerëzore. Është e dhimbshme, është e pafalshme. E kur vjen puna në këtë pikë të gjithë heshtin, politika greke e hesht politikën tonë sepse tek ne të gjithë janë të gatshëm të japin diçka nëse kjo u jep pushtet e përfitime. Kjo është e vërteta”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet