Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar homologun e saj shqiptar, Edi Rama për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes tyre.
Gjatë fjalës së saj në një takim elektoral, Meloni i tha mbështetësve të saj se Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj, raporton euronews.al.
“Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.
Marrëveshja mes dy vendeve parashikon që emigrantët nga Afrika që shkojnë në Itali do të kthehen dhe do të qëndrojnë në kampet në Shqipëri, derisa të merret një vendim për fatin e tyre, nëse do të pranohen ose jo në vendin fqinj.
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit