Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se në javët e ardhshme do të hapen në Shqipëri qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës ku do të përpunohen edhe kërkesat për azil.
Megjithëse ishte parashikuar që qendrat të hapeshin më 1 shtator, kryeministrja italiane ka theksuar se ato do të jenë funksionale në javët e ardhshme por pa specifikuar datën.
Ajo ka theksuar gjithashtu se janë hasur vështirë operacionale në ngritjen e këtyre qendrave gjë e cila sipas saj, po kapërcehet.
“Siç e dini, në javët e ardhshme qendrat e parashikuara nga memorandumi i mirëkuptimit me Shqipërinë do të jenë plotësisht funksionale për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe evropian. Në muajt e fundit, siç e dinë mirë Ministrat Plantosi dhe Crosetto, ne kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, por po i kapërcejmë ato një nga një sepse besojmë shumë në këtë projekt inovativ”, është shprehur Meloni.
Meloni ka shpjeguar se qendra e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të shërbejë edhe si model inovativ për vendet e tjera, teksa iu referua disa prej deklaratave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, raportojnë mediet italiane.
“Efektiviteti i tij i mundshëm tregohet nga mobilizimi jo vetëm i së majtës evropiane, por i OJQ-ve ndërkombëtare të cilat, siç e keni lexuar, po mobilizohen kundër Protokollit. Përveç se në të njëjtën kohë, shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit që ta merrte atë si një model dhe si një zgjidhje inovative. Ne jemi të vetëdijshëm që do të jemi nën vëzhgim dhe për këtë arsye do të bëjmë gjithçka në mënyrën e duhur”, ka theksuar Meloni./rtsh/al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...