Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thotë se nuk do të ndalet së zbatuari marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.
Përtej kundërshtimeve nga partitë opozitare dhe vendimet e Gjykatës së Romës, Meloni thotë se ky projekt do të vijojë.
Ajo e sheh këtë si një angazhim kundër mafies, duke kërkuar nga i gjithë shteti dhe qytetarët t’i bashkohen kësaj beteje.
“Ky protokoll është iniciativa më e frikësuar nga trafikantët e qenieve njerëzore. Ne nuk do ta ndalim këtë projekt, do të ishte një favor për kriminelët dhe ne nuk u bëjmë asnjë nder kriminelëve. Nuk jam unë armiku. Unë jam një person i denjë dhe do të vazhdoj të luftoj për të siguruar që krimi i organizuar të çrrënjoset nga institucionet tona” – ka deklaruar Meloni./A2 CNN
Papa Françesku mban meshë madhështore në vizitën e tij të pa...
Eliminoni gripin për vetëm një ditë: Perimet, më të mira se ...
Xheneta i kërkon llogari Fitimit: A je tu bo lojë me Gresën?
Hetemi vizitoi policët e aksidentuar në Grabovc të Zveçanit
Zgjedhjet 2025, Kurti – mërgimtarëve: Nga çdo cep i bo...
Ylli “bën dritë” në Prizren, i shkakton humbjen ...