Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se qendrat për pritjen e emigrantëve në Shqipëri janë të gatshme për funksionim.
Duke komentuar këtë çështje në një konferencë vjetore me gazetarët, Meloni theksoi se pavarësisht pengesave të përkohshme, plani mbetet një prioritet për qeverinë e saj. Ajo siguroi se skema do të zbatohet sapo të adresohen çështjet ligjore.
Meloni theksoi se Gjykata e Lartë e Kasacionit i ka dhënë qeverisë italiane autoritetin për të përcaktuar vendet e sigurta për emigrantët.
“Për sa na përket neve, qendrat në Shqipëri janë gati për të funksionuar. Fatmirësisht, vitin e kaluar zbarkimet u ulën me 60 për qind dhe ditët e fundit pothuajse janë zhdukur. Por qendrat janë gati të aktivizohen,” deklaroi Meloni.
Ajo shtoi se Gjykata e Drejtësisë së BE-së pritet të shqyrtojë çështjen në shkurt, ndërsa shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur mbështetjen për këtë plan.
Marrëveshja për këto qendra u arrit vitin e kaluar mes Melonit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke parashikuar transferimin në Shqipëri të emigrantëve të parregullt që mbërrijnë në Itali. Ky plan sipas Melonit ka për qëllim të dekurajojë nisjet e emigrantëve nga Afrika drejt brigjeve italiane./euronews
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...