Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se hyrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në BE është një hap i rëndësishëm strategjik.
Kryeministrja ka shprehur shqetësim edhe për zhvillimin e ngjarjeve në veri të Kosovës, përcjellë “Reporters”.
Ajo theksoi se hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë pjesë e prioriteteve të politikës evropiane.
Meloni tha qartë se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kërkesa për integrim në BE për shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor kalon përmes Italisë.
“Për stabilitetin e kontinentit evropian është e rëndësishme edhe një temë tjetër nga seksioni “marrëdhëniet e jashtme” të Këshillit Evropian, përkatësisht Ballkani Perëndimor dhe mbështetja e Këshillit Evropian për konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të mbajtur në Bruksel për këtë çështje të zgjerimit.
Skenari aktual ndërkombëtar kërkon që ne të mendojmë për rolin e Evropës si një lojtar global, duke e ditur se çdo “boshllëk strategjik” do të plotësohet nga lojtarë të tjerë. Dhe kjo, padyshim, duke u nisur nga fusha e interesit tonë të drejtpërdrejtë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Ballkanin Perëndimor, stabilizimi i të cilit është prioritet, si dhe përsa i përket sigurisë për Italinë dhe Evropën në tërësi”, tha Meloni.
Ajo shton se një perspektivë e besueshme për anëtarësim mbetet mjeti më i fuqishëm në dispozicion të Bashkimit Evropian për t’i mbajtur kombet e rajonit të përkushtuar ndaj vlerave evropiane./Telegrafi/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...