Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “Old plants”.
Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal nr. 308/2022, i regjistruar si fillim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe më pas transferuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në burg” për 16 shtetas dhe janë vendosur 3 vendime për kontrolle banesash për 3 shtetas të tjerë.
Nga masat e vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë arrestuar 12 persona dhe 4 të tjerë po ndiqen me masa kërkimi.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, në vijim të punës për goditjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të implikuar në këto veprimtari, në kuadër të procedimit penal nr.308/2022, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë.
Gjithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitet 2021 dhe 2022, kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...