Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “Mega” ka zbuluar një sasi të madhe lënde narkotike, gati për t’u trafikuar drejt Italisë.
Afro 1.3 ton lëndë narkotike kanabis sativa u zbulua mbrëmjen e djeshme në Karaburun.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan një operacion të përbashkët nga toka dhe deti ku si rezultat u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit”, Karaburun, në tentativë për t’u trafikuar me mjete të shpejta drejt Italisë.
Policia konstatoi në afërsi të bregut të detit, 47 çanta të mbushura me lëndë narkotike, të fshehura në tre vende të ndryshme në pyll, rreth 500 metër larg nga Gjiri i Bristanit.
Operacioni po vazhdon ende të zhvillohet nëpërmjet kontrolleve nga toka dhe deti, përgjatë gjithë shtrirjes së Gadishullit të Karaburunit.
Ndërkohë po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në ketë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...