Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkov, 58 vjeç, ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të vdekur në saunën e një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë.
Sipas burimeve të A2 CNN, ish-puna e burrit si gjeneral ushtrie ka shtuar dyshimet se turistët mund të jenë helmuar nga agjentë biologjikë, ndërsa një tjetër pistë është ajo e asfiksimit nga rrjedhja e gazit.
Mediat ruse shkruajnë se ngjarja mbetet e veshur me mister. Tabloidi Komsomoskaja Pravda, shkruan se është e vështirë të besosh tezën e helmimit. Gazeta shkruan se viktimat nuk kishin shenja konvulsionesh, siç ndodh në raste të ngjashme.
Gazeta shton më tej se “turistët kanë vdekur në vend, pa pasur kohë të dërgojnë sinjal për ndihmë”. Një nga viktimat ishte i shtrirë në një shezlong, dy ishin në një stol dhe i katërti ishte buzë pishinës me këmbët brenda saj.
“Policia po heton për mundësinë që një substancë të jetë futur në dhomë përmes ventilimit, duke shkaktuar vdekjen e shpejtë. Megjithatë, punonjësi i hotelit që ka gjetur trupat, pretendon se ajri ishte krejt normal. Rrethanat misterioze të vdekjes së rusëve ngrenë dyshime serioze në lidhje me personelin e ‘Gloria Palace’. A ka qenë i sinqertë stafi i hotelit kur ka përshkruar rrethanat e tragjedisë? Duket se versioni kriminal i incidentit nuk duhet mohuar”, shkruan gazeta.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...