Gazeta ruse ‘Sputnik’ shkruan se ish-presidenti i Shqipërisë mund përgjigjet penalisht për shkak të deklaratave të tij se ka ndihmuar UÇK-në me armatim.
“Ish presidenti i Shqipërisë mund të jetë i akuzuar për shkak të një deklarate që ka pranuar se e ka ndihmuar UÇK-në me armatim gjatë luftës. Ai mund të del përpara një gjykate ndërkombëtare në Kosovë për hetime shtesë për lidhjet e tij me UÇK-në”, shkruan gazeta ruse.
Në shkrim përmendet koha kur Sali Berisha ka qenë president i Shqipërisë në vitin 1997, duke treguar se ai ka ndihmuar UÇK-në me armatim në luftën kundër Serbisë.
Avokati rus, Borivoje Boroviq ka thënë se ai mund të akuzohet si bashkëpuntor siç e ka quajtur ai për terrorizëm.
“Bazuar në këto deklarata Sali Berisha mund të cilësohet si nxitës dhe bashkëpuntor për terrorizëm në Gjykatën Ndërkombëtare në Kosovë, ku do të mund të nisen hetime shtesë për këtë çështje”, ka thënë Boroviq.
Berisha thuhet se sa ka qenë president i Shqipërisë ka thyer depon e armatimit për ta ndihmuar Kosovën, duke veçuar se ka dhuruar mbi 600.00 armë Kallashnikov, pushkë gjysmë-automatike, municion e mina, transmeton lajmi.net
“Unë kam hapur depot ushtarake për ta armatosur UÇK-në”, kishte thënë Sali Berisha para gazetarëve.
Zyrtari serb që drejtonte operacionet në Kosovë gjatë luftës, Stevan Gjuroviq ka thënë se Berisha ndikoi drejtpërdrejt në financimin dhe organizimin e UÇK-së.
“Nga viti 1990 deri në 1998 territori i Shqipërisë ishte qendra fillestare për trajnim. Berisha ka ndikuar në organizimin, përgatitjen dhe trajnimin e ushtarëve në Kosovë”, citohet të ketë thënë Gjuroviq për Sputnik
Madje ai shkon aq larg sa thotë se kampe të tilla të trajnimit të ushtarëve ka pasur edhe në Zvicër, Gjermani dhe Austri.
“Për të gjitha të dhënat unë kam botuar një libër që përmban dokumentet e KFOR-it, EULEX-it dhe UNMIK-ut që flet se si janë përgaditur këta ‘terroristë’ dhe se si janë armatosur për të kryer sulme gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë ai.
Emri i Berishës për armët ishte përmendur edhe më herët në një dokumentacion nga Prokuroria serbe, e cila kishte thënë se qendra për blerjen e armëve ishte shtëpia e Berishës në Tropojë.
Sputnik vazhdon të citojë burime, duke shkruar se në fillimin e vitit 1999 UÇK-ja ka pasur një armatim dukshëm më të madh, armë të cilat kishin ardhur kryesisht nga Shqipëri. Ata citojnë edhe agjencinë e lajmeve DPA e cila kishte zbuluar një depo të armëve në Itali të destinuara për UÇK-në.
“Në depo janë gjetur raketa, anti-tanke, raketa-hedhës dhe municion. Çdo gjë duhej të transportohej për të ndihmuar organizatën humanitare Caritas në Kosovë”, përfundon shkrimi.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...