Mediat italiane vijojnë t’i bëjnë jehonë Shqipërisë, pas një sezoni tepër pozitiv në fushën e turizmit gjatë këtij viti.
Kryeministri, i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetin social Facebook ka publikuar artikullin e “Gazzeta del Mezzogiorno”, sipas së cilës, Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e Mbretëreshës së Turizmit 2024.
Ndër të tjera, në artikull flitet për për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë të turistëve.
Sipas medias italiane, Shqipëria propozohet jo vetëm për detin, por dhe kulturën e historinë e saj.
“Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e Mbretëreshës së Turizmit 2024.’’ Kështu shkruan media italiane “Gazzeta del Mezzogiorno”, ndërsa flet për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë të turistëve, duke pasqyruar edhe të dhënat nga sektori privat që tregojnë për një rritje me 35% të kontratave të turizmit të organizuara për vitin e ardhshëm.
Shqipëria propozohet, jo vetëm për detin por edhe për kulturën dhe historinë e saj, e ku tashmë me fluturimet e lira dhe të shpeshta me Ryan Air, Air Albania, Ita, WizzAir, plus tre porte janë minimizuar distancat mes Italisë dhe Shqipërisë. Në artikull vlerësohen si faktor suksesi edhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria si për shembull, ajo me ITB Berlin, panairin më të madh botëror të turizmit, ku Shqipëria do të jetë zyrtarisht vendi i nderit për vitin 2025″, shkruan Rama./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...