“Nuk erdha për të provokuar”, ky është lajmi kryesor në shumicën e mediave greke, që duke cituar Kryeministrin Edi Rama, shkruajnë se stadiumi i mbyllur “Galatsi” ishte mbushur plotë me flamuj kuq e Zi.
Duke i dhënë jehonë organizimit të takimit, mediat vendase shkruajnë se, kryeministri shqiptar ka hyrë në sallë me duartrokitje dhe nën tingujt e himnit kombëtar.
“Kujtohet se njerëzit nisën të mblidheshin nga ora 9 e mëngjesit për fjalimin e tij dhe pak para orës 12, stadiumi u mbush me njerëz”.shkruan Protothema
Po sipas të njëjtës media në artikullin e dedikuar kësaj vizite shkruan se, “Rama ishte në Athinë për të folur me bashkatdhetarët e tij, në kuadër të zgjedhjeve në vend vitin e ardhshëm. Në fjalën e tij, ai bëri referenca të gjera për vështirësitë me të cilat përballen ata që emigruan – sidomos në vitet e para – në Greqi, ndërsa siç pohoi ai nuk erdhi për të provokuar. Në fjalën e tij ai theksoi gjithashtu se mes dy vendeve po diskutohet për marrëveshjet e pensioneve me Greqinë”.
CCN.gr duke i bërë jehonë pjesëmarrjes së madhe të shqiptarëve që me flamuj kuq e zi kanë mbushur stadiumin e mbyllur “Galatsi” shkruan ndër të tjera se , “ Greqia është një nga vendet që do të vizitojë kryeministri i Shqipërisë, pasi do të shkojë edhe në Londër, Milano dhe Dyseldorf”.
Vëmendje i ka kushtuar këtij takimi edhe “Kathimerini” në faqen e saj të parë i kushton rëndësi masave të marra për mbarëvajtjen e vizitës së kryeministrit shqiptar në Athinë, ndërsa citon edhe intervistën që kreu i qeverisë Rama i dha kësaj medie një ditë para takimit
Gjithashtu në të njëjtën frymë kanë pasqyruar këtë takim të kryeministrit Edi Rama dhe mediat e tjera si, “Kathimerini”, “Protothema”, “CNN.gr”, “Mega”, “Skai”, “Zougla” e më gjerë./rtsh.al/
Belgjika përjeton një nga periudhat më të “errëta” nga munge...
Rikthehet në Operim Njësia B-1 në TC Kosova B
Dyshohen për grabitje të banesave, dy shqiptarë arrestohen n...
Aeroporti i Damaskut rihapet për herë të parë që nga rënia e...
Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem...
“Secila femër është e bukur në mënyrën e vet”, “për mua jo” ...